MENU
klinika

Nuk ka rekord moshe

Tre futbollistët më të vjetër të Euro 2020

07.06.2021 - 10:22

Shumë nuk e llogarisin në kombëtaret pretendente në Europian, por Holanda po kthehet ngadalë në elitë. Të rinj dhe kampionë të vjetër, portokallinjtë do të kenë në skuadër lojtarin më të vjetër të Euro 2020, Maarten Stekelenburg.

I lindur më 1982, Stekelenburg është i vetmi “stekë e vjetër” i pranishëm në Kampionatin Europian. Pas tij vijnë Pepe i Portugalisë dhe portieri skocez, Craig Gordon, lindur më 1983.

Do të jetë pjesëmarrja e tretë për ish-mbrojtësin ekstrem të Romës, pasi humbi edicionin e vitit 2016. Pas përjashtimit të Cillessen, Stekelenburg diskuton fanellën e titullarit me Krul dhe të sapoardhurin, Marco Bizot, të thirrur pas vendimit të trajnerit De Boer.

Duke luajtur në ndeshjet e grupeve dhe ndoshta më vonë, Stekelenburg do të jetë më i vjetri në fushë në këtë kompeticion. Sidoqoftë, jo më i vjetri absolut në të gjithë Europianët. Në edicionin e kaluar, portieri hungarez, Kiraly, luajti 40 vjeç.

Duke u kthyer tek Ajax, pasi luajti në Serie A dhe Premier League, Stekelenburg ka një kontratë me gjigantët e Amsterdamit deri më 2022, kur do të jetë disa muaj larg të 40-tave. Stekelenburg është thirrur nga De Boer për Kampionatin Europian të kësaj vere, pavarësisht se nuk ka luajtur me ekipin kombëtar holandez që nga viti 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN