MENU
klinika

Vendimi i Apelit

UEFA pezullon procedimin kundër Juves, Real e Barça

09.06.2021 - 18:46

Ditët e fundit ishte folur për një dënim ndaj tre klubeve Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, që nuk kanë hequr dorë nga krijimi i Super League Europiane.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA hapi procedim ndaj klubeve në fjalë, që rrezikonin pjsëmarrjen në kompeticionet evropiane. Por Komisioni i Apelit pezullim procedimin.

“Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër Barcelona, ​​Juventus dhe Real Madrid për një shkelje të mundshme të kornizës rregullatore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturën ‘Projekti Super League’, Komisioni i Apelimit i UEFA ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër ”, – thuhet në një shënim zyrtar nga organi i udhëhequr nga Ceferin.

Uefa kishte hapur procedurat disiplinore në 25 maj, duke kërcënuar të sanksiononte tre klubet për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të trupit drejtues të futbollit evropian, ndërsa nëntë promovuesit e tjerë të Super League u shpëtuan këtyre persekutimeve në këmbim të gjobave financiare.

Të hënën, megjithatë, qarkulloi lajmi se Ministria Zvicerane e Drejtësisë i kishte dërguar një njoftim UEFA-s dhe FIFA-s duke i informuar ata se nuk mund të vendosnin sanksione kundër tre klubeve ende zyrtarisht të lidhura me projektin e Superligës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishin pjesë e Super League Europiane

22 mln euro gjobë për 6 klubet e Premier League