MENU
klinika

Formula 1

Verstappen niset i pari, lë pas pilotët e Mercedes

19.06.2021 - 16:23

Edhe njëherë tjetër Max Verstappen me Red Bull tregon se është më i shpejtë se rivalët e tij, sidomos karshi pilotëve të Mercedes. Holandezi regjistroi kohën më të mirë në pole position të Çmimit të Madh të Francës, garë që zhvillohet nesër.

Në vendin e dytë rivali Lewis Hamilton, ndërsa i treti po një makinë Mercedes, ai i Valtteri Bottas. E thënë ndryshe, starti do të jetë një luftë mes Red Bull dhe Mercedes. Kjo edhe për faktin se Sergio Perez me Red Bull tjetër u rendit i katërti.

Nuk paraqitet mirë Ferrari. Vend i pestë për Carlos Sainz, ndërsa Charles Leclerc në vendin e shtatë. Mes tyre Pierre Gasly me Alpha Tauri. Mbyllin top 10 Norris, Alonso dhe Ricicardo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak