MENU
klinika

“Bëj vepra, jo kërcënime”

Vuçiç-Kurtit: Ditët e ardhshme do jenë të vështira

13.06.2021 - 19:56

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duket se janë tensionuar gjatë ditëve të fundit. Teksa na ndajnë dy ditë nga takimi në Bruksel mes liderëve të dy vendeve, Presidenti Aleksandar Vucic i ka dërguar një mesazh kryeministrit Albin Kurti.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vucic i kërkon Kurtit që ta paraqesë padinë ndaj Serbisë dhe mos të mbetet vetëm në kuadrin e kërcënimeve.

“Këtu i them që të mos kërcënojë, ai mund të padisë, por kjo tregon se ai është kundër dialogut. Ai mund të sjellë disa njerëz, ne gjithashtu mundemi, por kjo përsëri tregon se ai nuk është i gatshëm për marrëveshje. Vlen të shkohet në Bruksel, sepse nuk keni asnjë alternativë përveç dialogut, sepse çdo bisedë është më e mirë se një e shtënë. Unë dua ta ruaj paqen”, tha Vucic.

Ai shtoi se ditët në vijim nuk janë të lehta dhe se Serbia e ka marrë një vendim që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit.

“Këto nuk janë ditë të lehta përpara. Nuk është koha për fjalë të mëdha. Ne kemi një qëndrim të vendosur. Ne duam të tregojmë se kujdesemi për dialogun dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por siç mund ta shihni, po bëhet më e vështirë kur ju shikoni se çfarë po bën udhëheqja shqiptare”, u shpreh Vucic.

Më 15 qershor, Albin Kurti dhe Aleksandar Vucic pritet të takohen në Bruksel në kuadër të procesit të njohjes së Kosovës. Edhe gjatë takimit të zhvilluar mes liderëve të Ballkanit Perëndimor disa ditë më parë në Tiranë, Kurti u shpreh se ka pasur polemika me kryeministren serbe Ana Brnabic duke thënë se ajo nuk ka pranuar që Kosova të konsiderohet shtet i pavarur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Le të hapë padisë Serbinë për gjenocid, ne do provojmë që…”

Kryeministrja serbe për Kurtin: Është një fanatik ideologjik


Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi