MENU
klinika

Euro 2020

Yjet që nuk shkëlqyen në fazën e grupeve

24.06.2021 - 15:32

Faza e grupeve në Euro 2020 dhuroi plot rekorde, gola dhe episode. Pjesa dërrmuese e yjeve të këtij Evropiani kanë bërë paraqitje të mira, por ka edhe nga ata që nuk ishin në pritshmëritë e publikut.

Kylian Mbappe ishte njëri që nuk shkëlqeu. Futbollisti më i shtrenjtë në botë nuk shkëlqeu në tri ndeshjet e para, vetëm një penallti e fituar në sfidën ndaj Portugalisë duket pak për yllin e Evropianit.

Ai ishte një ndër kandidatët kryesorë për të fituar këpucën e artë, por që ende nuk ka gjetur golin e parë. Ndoshta Mbappe e ka lënë shpërthimin e tij në ndeshjet me elimin direkt, duke nisur nga Zvicra.

Një tjetër yll që nuk është parë atje ku të gjithë prisnin është Harry Kane. Sulmuesi i Anglisë, ashtu si Mbappe, nuk ka shënuar asnjë gol. Madje nuk ka dhënë as asist dhe në total është vetëm një goditje në portë e pritur nga gardiani i Çekisë.

Shumë pak për një goleador të spikatur si Kane. Anglia do të ndeshet në 1/8 finale me Gjermaninë. Të shohim nëse Kane e ka ruajtur golin e parë ndaj një skuadre të madhe dhe pretendente.