MENU
klinika

Transferimi

Arrihet akordi, pritet vetëm zyrtarizimi i Xhakës te Roma

23.07.2021 - 12:48

Roma-Xhaka, një “martesë” që pret të kurorëzohet. Verdhekuqtë kanë vazhduar të punojnë nën rrogoz për të siguruar shërbimet e shqiptaro-zviceranit të Arsenalit, protagonist i shkëlqyer si kapiten në “Euro 2020”, me kombëtaren helvete.

Jose Mourinho e njeh mirë mesfushorin, pasi ka qenë në gjendje ta vëzhgojë nga afër gjatë periudhës së trajningut në Premier League. “Special One” e ka identifikuar atë si përforcimin ideal për të forcuar mesfushën.

Tani gjithçka është e kryer, marrëveshja është dakorduar. Duke përjashtuar surprizat e bujshme, zyrtarizimi do të arrijë së shpejti, me lojtarin që do të bashkohet me ekipin verdhekuq në përgatitoren portugeze, e cila do të fillojë më 26 korrik dhe do të përfundojë më 6 gusht.

Për më tepër, operacioni do të përfundojë për 20 milionë euro. Për këtë shumë ka rënë dakord Arsenali, që ta lejojë shqiptarin të transferohet në kryeqytetin Italian. Pas portierit Rui Patricio, Granit Xhaka është gjithashtu rrugës për në Romë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëvizja që trondit merkaton

Kane drejt Cityt, sa kushton ky transferim