MENU
klinika

Si trajtohen ato?

Çfarë problemi shëndetësor tregojnë mishrat e dhëmbëve

08.07.2021 - 09:16

Zakonisht mishrat e dhëmbëve janë në ngjyrë rozë të lehtë, por nganjëherë mund të jenë të zbardhur si tek të rriturit, ashtu edhe fëmijët. Disa gjendje të caktuara mund të jenë shkak për këtë dhe ndonjëherë mund të tregojnë një problem serioz shëndetësor. Është e rëndësishme të flisni me mjekun ose dentistin tuaj për simptomat në mënyrë që të përjashtoni çdo shkak.

Anemia

Kur mishrat e dhëmbëve nuk marrin mjaftueshëm oksigjen (përgjegjës për transportin e tij janë rruazat e kuqe të gjakut), ato kthehen në ngjyrë të zbardhur.

Simptoma të tjera të anemis përfshijnë:

Lodhje ose dobësi

Ngjyrë të zbehtë ose të verdhë të lëkurës

Dhimbje koke

Duar dhe këmbë të ftohta

Probleme me frymëmarrjen

Marrje mendsh ose dobësi

Anemia zakonisht shkaktohet nga mungesa e hekurit, folateve, ose vitaminës B-12. Shkaqe të tjera përfshijnë hemorragjitë, çrregullimet e mëlçisë dhe të shpretkës, hipotiroidizmin dhe çrregullimet gjenetike. Në varësi të shkakut themelor, trajtimi mund të përfshijë suplemente, transfuzione ose mjekim.

Leukoplakia

Leukoplakia i referohet plagëve të bardha përreth pjesës së brendshme të gojës suaj, përfshirë mishrat e dhëmbëve. Njolla të tilla nuk mund të hiqen dhe mjekët nuk janë të sigurt për shkakun e saktë. Ju mund t’i gjeni gjithashtu të përziera me copa të kuqe. Duhani është një faktor i lartë rreziku.

Ajo është e padmëshme zakonisht, por në raste të veçanta mund të jetë kancerogjene, veçanërisht nëse keni njolla të bardha dhe të kuqe.

Mungesa e vitaminës K

Vitamina K ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe sidomos foshnjat që nuk e marrin mjaftueshëm mund të kenë rrjedhje të pakontrolluara gjaku. Kjo shkakton simptoma të ngjashme me ato të anemisë, përfshirë mishrat e zbehtë të dhëmbëve.

Menopauza

Luhatjet e hormoneve gjatë menopauzës ndikojnë në ngjyrën e mishrave të dhëmbëve. Disa gra zhvillojnë gingivostmatit në menopauzë, një infeksion i gojës dhe mishrave të dhëmbëve. Gingivostomatiti në menopauzë mund të bëjë që mishrat të duken më të çelët ose të errët se zakonisht dhe shoqërohet me hemorragji. Suplementet e estrogjenit zakonisht e zgjidhin këtë situatë.

Këshilla për shëndetin oral

Moskujdesi për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve është i lidhur me disa çështje serioze shëndetësore, përfshirë porblemet e zemrës dhe ndërlikimet në lindje. Mbani parasysh këto këshilla:

-Lani dhëmbët dy herë në ditë me pastë dhëmbësh me fluor.

-Përdorni fillin dentar dy herë në ditë

-Vizitoni dentistin të paktën njëherë në 6 muaj

-Shmangni pirjen e duhanit

-Ndiqni një dietë të shëndetshme

-Ndryshoni furçën e dhëmbëve çdo 3-4 muaj

-Shmangni ushqimet dhe pijet me sheqer

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasojat e përhershme të heqjes kirurgjikale

A duhen hequr dhëmbët e pjekurisë?