MENU
klinika

Tripleta që la shenjë

Dy klube të Serie A kërkojnë Rey Manajn

23.07.2021 - 15:37

Tripleta e Rey Manaj bëri jehonë jo vetëm në Spanjë, por edhe në Itali e vende të tjera. Emri i sulmuesit të Kombëtares është lidhur me disa skuadra në merkato.

Portugezët e Familicao, Cadiz në Spanjë, Sassuolo dhe së fundmi në garë ka hyrë edhe skuadra italiane Venecia. Këto dy të fundit janë pjesë e Serie A në Itali

Sipas ”Tuttomercatoweb”, Venezia ka hyrë seriozisht në garë për kartonin e 24-vjeçarit. Manaj e njeh mirë futbollin Italian, pasi më parë ishte pjesë e Inter, Pisa dhe Pescara. Barcelona do të marrë vendimin përfundimtar për shqiptarin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak