MENU
klinika

Kur drejtonte Tottenham

Gazetarja angleze akuzon Mourinhon si seksist

21.07.2021 - 11:02

José Mourinho akuzohet si seksist nga një gazetare angleze. Historia i referohet periudhës së tij të fundit te Tottenham. Trajneri portugez është akuzuar publikisht këtë herë nga gazetarja Beth Fischer.

Sipas asaj që u raportua nga personi në fjalë, trajneri aktual i Romës ka shfaqur një qëndrim të hapur seksist. Dy burime të ndryshme i kishin thënë asaj që “Special One” nuk dëshironte në asnjë mënyrë që skuadrave e femrave të Tottenham të stërvitej afër ekipit që drejtonte Mourinho.

“Ai donte që ata të stërviteshin në një fushë sa më të largët, nuk donte t’i dëgjonte ato”, – sigurojnë burimet e Beth Fischer. “Special One” ishte trajner i skuadrës londineze mes viteve 2019 dhe 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak