MENU
klinika

Trajneri i Italisë, kampion i Evropës

Imazhi i thjeshtësisë, Mancini në radhë si të tjerët

18.07.2021 - 11:17

Bluzë blu, pantallona të shkurtra të lehta, atlete: Roberto Mancini u portretizua kështu në fshatin e tij të lindjes Jesi të Ancona-s, teksa ishte në radhë për pazar në një dyqan ushqimesh dhe mishi.

Trajneri i Italisë, kampion i Evropës, i thjeshtë dhe mëse normal, pa lukset që shumë të tjerë e shijojnë bregdeteve të botës, përfshi edhe futbollistët axurrë.

Mancini ka shkuar në vendlindje edhe për një fakt tjetër: prindërit e tij po luftojnë me probleme shëndetësore të lidhura me moshën. Nëna Marianna u operua në gju, vuajti nga disa ndërlikime dhe ndodhet e shtruar në spital.

Babai i tij Aldo i tha të përjavshmes Dipiù se ai kishte bërë një operacion në zemër: “Unë duhet të jem i sigurt, kam lindur më 1935. Tani i shikoj ndeshjet  në Tv. Roberto ishte i mirë si lojtar, por ta shikosh atë në stolin e ekipit kombëtar është një gjë krejt tjetër”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bonucci e Chiellini godasin sërish

“Ne vazhdojmë të hamë makarona…po ju?”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak