MENU
klinika

Euro 2020

Immobile bëhet viral me simulimin dhe festën e tij

03.07.2021 - 16:31

Pavarësisht se italianët kanë ndryshuar shumë nga stili i lojës së tyre, duke qenë një nga skuadrat më të bukura për t’u parë në këtë Evropian, nuk mungojnë simulimet dhe vonesat e lojës.

I tillë është rasti i Immobiles, që ka shkaktuar shumë reagime në rastin e golit të parë të Italisë kundër Belgjikës. Sulmuesi është goditur nga një kundërshtar, ka rënë në tokë dhe ka ulëritur nga dhimbjet.

Pak sekonda nga rënia, ai është çuar dhe ka vrapuar për të festuar golin. Një gjest ky që ka çmendur rrjetet sociale. Siç mund të imagjinohet, kritikat dhe talljet nuk kanë munguar.