MENU
klinika

Gjesti i Vettel

Katastrofë në pistë, shkëlqen në tribunë me pastrimin

19.07.2021 - 10:50

Ai nuk shkëlqeu në garën e Silverstone, por jashtë piste natyrisht që meritoi medalje për veprimin e tij. Pas një gare katastrofike, Sebastian Vettel u bë protagonist i një gjesti të bukur.

Piloti gjerman i Aston Martin shkoi në tribuna për të mbledhur mbeturinat e lëna nga tifozët. Ekipi anglez komentoi: “Gara për Planetin”.

Një gjest shumë domethënës. Hamilton bëri një garë të bukur, por plot polemika. Megjithatë, zbritja e tij në pistë me flamur anglez është kritikuar, sepse ishte thjesht një garë dhe nuk kishte fituar titullin.

Ndërsa për Vettel ka vetëm komplimente, që edhe njëherë tjetër tregoi se në jetë nuk ka vetëm gara. Nuk është hera e parë që Vettel bëhet protagonist i gjesteve që kanë të bëjnë me planetin tokë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN