MENU
klinika

Formula 1

Verstappen: I zhgënjyer; Hamilton: Nuk kërkoj falje

19.07.2021 - 10:00

Max Verstappen ka përfunduar në spital pas aksidentit me Lewis Hamilton në xhiron e parë të garës së Anglisë, zhvilluar të dielën në pistën e Silverstone.

Piloti është në gjendje të mirë dhe aktualisht ka lënë spitalin, ku dhe ndoqi garën, e cila vijoi pa të. Përmes një postimi në rrjetet sociale, piloti holandez i Red Bull ka akuzuar 7 herë kampionin e botës me Mercedes për parregullsi në pilotim.

Sipas Max, manovra e gabuar e Leëis bëri që ai të dilte jashtë piste. Max Verstappen: “Jam i lumtur që jam mirë, por shumë i zhgënjyer që jam nxjerrë jashtë pistë në atë mënyrë. Penaliteti me 10 sekonda nuk na ndihmon dhe nuk mjafton për të bërë drejtësi pas asaj manovre të rrezikshme që Leëis bëri në pistë”.

Më tej, holandezi thumbon rivalin britanik, që pas garës festoi me flamurin e vendit të tij para tifozëve: “Të jesh i detyruar të shohësh festimet nga spitali është mungesë respekti dhe një gjest antisportiv. Gjithsesi, ne do të ecim përpara”.

Lewis Hamilton ka thënë se nuk ka arsye për të kërkuar falje për përplasjen me Max Verstappenin gjatë një gare të shpejtë në Silverstone, duke u arsyetuar se holandezi nuk i la hapësirë në shteg.

“Unë isha i pari para përplasjes. Unë isha plotësisht brenda, isha në linjën time dhe ai u kthye kah unë. Unë gjithmonë përpiqem të jem i matur sesi qasem, veçanërisht kur bëj betejë me Max, ai është shumë agresiv. Isha plotësisht përkrah tij dhe ai nuk lejoi aspak hapësirë” – u shpreh Hamilton.