MENU
klinika

Merkato

Nedved shuan heshtjen, flet për të ardhmen e Ronaldos

24.07.2021 - 22:40

Ditët e fundit Cristiano Ronaldo është përfolur shumë në lidhje me një largim nga Juventus dhe pista më konkrete duket se është PSG. Një operacion që do të kishte efekte domino në merkato.

Por zëvendëspresidenti i Juventus, Pavel Nedved, hedh poshtë çdo mundësi të largimit të Cristiano Ronaldos nga bardhezinjtë: “Ronaldo? Po, do të kthehet. Është lajmëruar për të hënën, do të qëndrojë me ne.”

Një përgjigje e shkurtër dhe e prerë, që lë pak vend për dyshime. Nga CR7, te Paulo Dybala, që ende nuk ka rinovuar kontratën: “Marrëdhëniet nuk ishin të ftohta, ne jemi në kohën e duhur. Cherubini është në kontakt me agjentin e tij.”

Për Chiellinin, kontrata e të cilit skadoi më 30 qershor, Nedved u shpreh: “Ai është me pushime, kemi folur me të. Le t’i japim kohë të rimëkëmbet dhe pastaj do të flasim për të ardhmen me qetësi.

Bashkëjetesa midis Ronaldos dhe Dybalas? Është kënaqësi të kesh dy lojtarë të këtij niveli, Max ka shumë përvojë. Tani ai nuk i ka në dispozicion dhe po përmirëson lojtarët e rinj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN