MENU
klinika

Spikat Laçi me dopietë

Shpërthejnë kuqezinjtë, 6 gola në ditën e sotme

24.07.2021 - 20:59

Një nisje shumë e mirë e sezonit në ligën e dytë në kampionatin francez nga ana e Qazim Laçit. Mesfushori i Kombëtares shënoi 2 gola në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Toulouse.

Numri 10 i Ajaccio shënoi nga një gol në secilën pjesë, që rezultuan gola barazimi, 1-1 në pjesën e parë dhe 2-2 në të dytën. Edhe pse Ajaccio mbeti me 10 vetë nga 36’, mesfushori kuqezi gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Laçi i dha një pikë ekipit të tij.

Gol shënoi edhe Enis Cokaj për Lokomotivën e Zagrebit. Mesfushori kuqezi realizoi golin e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Slaven Belupo. Gjithashtu gol shënoi edhe Kristi Qose në kampionatin cek, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Por nuk mbarojnë këtu golat kuqezi në ditën e sotme. Edhe Ernest Muçi e nisi me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit. Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra.

Duke llogaritur edhe golin e Manajt më herët me ekipin e parë të Barcelonës, sot kuqezinjtë shënuan në total gjashtë gola. Jo keq, kur kampionatet sapo kanë filluar…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak