MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Manaj nuk ndalet, përsëri gol me ekipin e parë të Barçës

24.07.2021 - 19:42

Është momenti i Rey Manajt, që vazhdon të shkëlqejë me ekipin e parë të Barcelonës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shfrytëzon çdo mundësi që po i jepet me katalanasit, për të treguar formën e vet dhe sot ka shënuar përsëri.

I rreshtuar mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Girona, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës. Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit.

Manaj sigloi shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm. Goli i parë u shënua nga Pique me penallti. Në ndeshjen e parë të skuadrës në fazën përgatitore, Manaj shënoi 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Gimnastic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak