MENU
klinika

Conference League

Stadiumi “zjarr”, Vllaznia nuk përmbys dot kësaj here

29.07.2021 - 23:01

Shanset ishin për një tjetër përmbysje, për më tepër kur stadiumi “Loro Borici” nuk ishte parë kështu me publik prej vitesh. Megjithatë, Vllaznia kësaj here humbi 0-1 në shtëpi dhe duke shtuar edhe humbjen 1-0 në transfertë, eliminohet.

Është AEL Limasol i Qipros që shkon në turin e tretë. Scepovic shënoi golin e fitores në minutën e 20-të. Ndonëse kishte kohë për të përmbysur, shkodranët kësaj here nuk gjetën rrugën e rrjetës.

Gjithsesi, kalimi në turin e dytë përbën një sukses për Vllazninë, e cila vetëm dy vite më parë gjendej në Kategorinë e Parë. Fituesit e Kupës së Shqipërisë tani do të mendojnë për kampionatin, teksa nesër hidhet shorti.