MENU
klinika

Prezantimi

Trajneri i ri i Kukësit, Longo: Nuk them që tani fitojmë titullin…

16.07.2021 - 15:10

Trajneri i ri Kukësit, Diego Longo, u prezantua sot para gazetarëve në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”. Tekniku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku mes të tjerash u shpreh:

“Kam shumë besim te futbollistë dhe te klubi, që i ka afruar. Nuk i kam stërvitur ende, por di që ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë, dhe këtu mund të përmend brazilianin që ka ardhur. Nuk do të futemi në fushë sikur i kemi fituar ndeshjet, do punojmë që të futemi për të fituar.

Në të shkuarën keni eksperienca vetëm si ndihmës-trajner…?

Si asistentë kanë punuar edhe Flick, Tuchel dhe Mourinho, ndaj shpresoj të jem në rrugën e tyre. Është privilegj të punosh në klube të mëdha. Kisha kontratë me Dinamo Kiev dhe vendosa të largohem për të nisur eksperiencën si trajner. Kemi objektiva të rëndësishme.

Cilat janë objektivat e klubit këtë sezon?

Qëllimet e klubit janë të qarta: të jemi kompetitivë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionatin, pasi këtë nuk e bën as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Sa i takon merkatos, do të flas me klubin. Nuk flas për emra, por do flas me klubin për çfarë lojtarësh duhet të vijnë këtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak