MENU
klinika

Formula 1

Aksident i frikshëm i Norris, shpëton paq

28.08.2021 - 16:27

Një aksident tjetër i frikshëm në Formula 1. Gjatë sesionit të tretë për pole position në pistën Spa të Belgjikës, piloti i McLaren, Lando Norris, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojëse.

Fatmirësisht, ai nuk është lënduar dhe ka dalë vetë nga makinë duke kërcyer, edhe pse makina është shkatërruar totalisht. Një aksident që ka ndalur sesionin e tretë.

Për t;u theksuar se Norris po kryesonte deri në momentin e përplasjes. Shiu ishte protagonist sot në pistën e Belgjikës dhe nuk dihet ende se kush do të niset i pari…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN