MENU
klinika

Formula 1

Nga kjo fundjavë, “luftë” mes Hamilton dhe Verstappen

26.08.2021 - 13:12

Në fundjavë rikthehen garat e Formula 1. Lewis Hamilton ka shkuar në fabrikën e Mercedes para se të zbarkojë në pistën e SPA, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Piloti britanik ka punuar në simulator për të qenë gati. Përmes një mesazhi për fansat, Hamilton beson se kjo pjesë e dytë e sezonit do të jetë mjaft e bukur:

“Përgatitemi për rikthimin në kampionat, një pjesë e dytë e sezonit që do të jetë më e çmendur se e para”. 7 herë kampioni i botës, në dy garat e fundit, arriti të rikuperojë një disavantazh prej 34 pikësh ndaj Max Verstappen dhe tani ka 8 pikë më shumë se rivali i Red Bull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN