MENU
klinika

Formula 1

Dy kandidatë për shok skuadre me Hamilton

23.08.2021 - 17:54

Mercedes është ende në kërkim të pilotit të dytë për sezonin e ardhshëm sportiv të Formula 1. Makina gjermane ka konfirmuan 7 herë kampionin e botës, britanikun Lewis Hamilton, por ende nuk dihet se cili do të jetë shoku i tij i skuadrës.

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, ka konfirmuar se dy janë kandidatët për të pilotuar makinën kampione të botës sezonin e ardhshëm: Finlandezi Valtteri Bottas, aktualisht pilot i Mercedes dhe britaniku George Russell (piloton Williams).

Wolff shprehet se nuk ka për të qenë një zgjedhje e lehtë dhe bën bilancin e dy pilotëve: “Duhet të zgjedhim mes stabilitetit që na ofron Bottas dhe talentit të George. Ndaj, dua që kjo çështje të analizohet me qetësi në shtator”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak