MENU
klinika

Tifozët e presin me ankth

Arsyeja pse Messi do të debutojë në fundjavë

23.08.2021 - 18:38

Nuk ka shumë dilema, debutimi i Lionel Messit me PSG do të vijë këtë fundjavë. Kjo si pasojë e dëmtimit që i ndodhi Mauro Icardit. Dhe në mungesë ndoshta edhe të Neymar, që ende nuk është në formë, Messi do të luajë.

Sipas asaj që raportohet në faqen e internetit të klubit, Icardi do të kthehet në stërvitje pas 3-4 javësh. E sigurtë, pra, mungesa e tij të paktën për ndeshjet e radhës kundër Reims dhe Clermont Foot.

PSG do të luajë të dielën në transfertë me Reims, më 29 gusht, në orën 20:45. Edhe nëse Messi nuk e nis titullar, me siguri në pjesën e dytë për të paktën 20-30 minuta do të jetë në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak