MENU
klinika

La Liga, java 2

Barcelona shmang humbjen në Bilbao

21.08.2021 - 23:53

Pas fitores në javën e parë, Barcelona është ndalur në të dytën. Katalanasit nuk shkuan më shumë se 1-1 në transfertë ndaj Athletic Bilbao, madje ishin miqtë që shmangën humbjen.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Barcelonën që humbi Pique për shkak dëmtimi. Ishte një sfidë që pritej të zgjidhej nga episodet. Dhe të parët që përfitojnë ishin vendasit në 50’ që shënojnë me Martinez.

Sfida ndizet më shumë dhe skuadrat luajnë më hapur, me Bilbaon që kërkon të ndëshkojë Barcelonën me kundërsulm, ndërsa miqtë që kërkojnë përmbysjen. Është Depay që barazon shifrat në 75’. Përfundon 1-1, me Eric Garcia që merr të kuq në 93’, ndërsa Manaj ishte në stol, por nuk debutoi as sonte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN