MENU
klinika

Serie A, Java 1

Hysaj titullar me Lazion, fiton derbin me shqiptarët e Empolit

21.08.2021 - 22:46

Lazio ka përmbysur Empolin në ndeshjen e parë të Serie A. Vendasit toskanë shënuan të parët, por në fund kryeqytetasit triumfuan 1-3. Një debutim i suksesshëm për Elseid Hysajn dhe trajnerin Sarri.

Në fushë për Empolin ishin Nedim Bajrami, që dha asistin e golit të parë dhe Ardian Ismajli. Të dy luajtën 90 minuta të plota. Ndërsa në stol ishte edhe Kristjan Asllani, futbollisti që luan në Kombëtaren U-21.

Lazio barazoi shumë shpejt, që në minutën e gjashtë, 2 minuta pasi kishte shënuar Empoli. Ishte Milinkovic-Savic që riktheu ekuilibrat. Në 31’, Lazzari përmbys në 1-2, ndërsa 10 minuta më pas do të ishte radha e Immobiles për të fiksuar shifrat 1-3. Në pjesën e dytë nuk pati më gola.

Në sfidën tjetër, Atalanta fiton 2-1 në limite në transfertë ndaj Torinos. Për vendasit, në stol ishte Etrit Berisha, ndërsa për miqtë Berat Gjimshiti u aktivizua titullar për 90 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN