MENU
klinika

Bundesliga, Java 3

Bayern nuk fal, Lewandowski një “përbindësh”

28.08.2021 - 20:22

Bayern Munchen, pas barazimit në start, duket se tani ka kapur ritmin e fitoreve. Janë katër të tilla, duke përfshirë triumfin në Superkupë, dy ndeshje kampionati dhe fitoren 12-0 në kupë. Sot kampionët e Gjermanisë fituan 5-0 në shtëpi përballë Hertha Berlin.

Bavarezët e mbyllën pjesën e parë 2-0. Thomas Muller realizoi që në minutën e gjashtë, ndërsa Robert Lewandowski në 35′ dyfishoi shifrat. Sulmuesi polak ka shënuar në ndeshjen e tij të 13 radhazi në Bundesliga.

Leëa thyen rekordin e tij personal dhe është vetëm 3 ndeshje larg rekordit të vendosur nga i ndjeri Gerd Muller. Leëa ka shënuar 20 gola gjatë këtyre 13 ndeshjeve. I pandalshëm!

Në pjesën e dytë, Thomas Muller dhuron një asist për Musialan dhe talenti con shifrat në 3-0 në 49’. Pastaj është radha e Lewandowskit me dy gola të tjera, duke e mbyllur në 5-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN