MENU
klinika

Reagimi i tifozërisë kuqezi

“Bojkoto Bregovic”, TKZ aksion para Bashkisë Korçë

16.08.2021 - 12:46

Tifozat Kuq e Zi reagojnë edhe një herë tjetër në lidhje me ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregovic. Grupimi i njohur i tifozërisë së Kombëtares shqiptare, kanë hedhur bojë të kuqe në murin e Bashkisë Korçë.

POSTIMI I TKZ

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.”

Nuk dihet ende se cili do të jetë veprimi i radhës i TKZ-së, por burime për “Konica.al” bëjnë me dije se grupimi po organizohet dhe pritet një protestë, ku nuk do të mungojnë përshkallëzimet e veprimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak