MENU
klinika

Premier League, Java 3

City përsëri me “5 yje”, kapitullon Arsenal

28.08.2021 - 15:25

Një tjetër fitore bindëse dhe me shumë gola e Manchester Cityt në Premier League. Pas fitoi 5-0 ndaj Norwich, ekipi kampion i Anglisë mposhti po 5-0 edhe Arsenalin. Një ndeshje e dominuar totalisht nga Sitizens, duke mos i lënë asnjë shans miqve.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 në favor të skuadrës së Pep Guardiolas. Gundogan realizoi golin e parë që në minutën e shtatë, i harruar në shtyllën e dytë të mbrojtjes së Arsenalit.

Pesë minuta më pas Ferran Torres realizoi golin e dytë. Ishte më tepër një dhuratë e mbrojtjes mike, me spanjollin që u shfaq i vetëm në zonë dhe nuk fali.

Situata u përkeqësua për Topçinjtë në minutën e 35-të, kur Granit Xhaka ndëshkohet direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër. Ky ishte kartoni i katërt u kuq për mesfushorin shqiptar tek Arsenali, duke vendosur rekord për klubin londinez.

Në fundin e pjesës së parë, Gabriel Jesus shënon golin e katërt pas pasimit të Grealish. Në pjesën e dytë ka edhe dy gola të tjerë për vendasit. Rodri çoi rezultatin në 4-0 në minutën e 53-të, ndërsa në fund Ferran Torres realizon të dytin personal dhe të pestin për ekipin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN