MENU
klinika

Formula 1

“Çmenduri” në Hungari, 5 makina jashtë, piloti fiton për herë të parë

01.08.2021 - 17:22

Një garë e çmendur e Formula 1 ajo në Hungari, ku fituesi ishte vërtet surprizë. Esteban Ocon me makinën Alpine triumfoi në pistën e Hungaroring, duke lënë pas një legjendë si Sebastian Vettel, që garon me Aston Martin.

Piloti francez Ocon fitoi për herë të parë një garë në Formula 1. Si vendi i parë, ashtu edhe ai i dytë, ishin surprizë dhe askush nuk e priste. Në të tretin u rendit Leëis Hamilton që në xhirot e fundit parakaloi Alonson dhe Sainz të Ferrarit, përkatësisht i pesti dhe i katërti.

Gara nisi me një befasi, me katë makina që kanë dalë jashtë garës pas kthesës së parë. Valtteri Bottas është përplasur me McLaren e Norris, i cili ka goditur Verstappen. Ata që shpëtuan ishin Hamilton dhe Ocon, ndërsa Leclerc u përplas nga Stroll dhe të dy përfunduan jashtë garës.

Vetëm vend i 10-të për Max Verstappen, që humb kreun e renditjes në klasifikimin e përgjithshëm. Hamilton tani kryeson, duke e lënë prapa pilotin holandez. Gjithsesi, ky sezon është i paparashikueshëm dhe vështirë të mendosh fituesin e çdo gare apo kampionin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN