MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Dy pistat e reja për Manajn, Izraeli dhe Kazakistani

04.08.2021 - 20:12

Jo vetëm Italia, Portugalia dhe Spanja, destinacioni i Rey Manajt mund të jetë edhe në vende si Izraeli apo Kazakistani. Po, është e vërtetë, të paktën nisur nga ofertat që mbërrijnë për të.

Sipas “Diario Sport”, Maccabi Tel Aviv ka ofruar 1.5 milionë euro për gjysmën e kartonit, ndërkohë që Aktobe në Kazakistan e do gjithashtu. Jarlan Yamantiev, presidenti i klubit kazak, ka folur dhe zbulon se ata janë të tretët në listë për ta transferuar sulmuesin Kombëtares shqiptare.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pista Real Betis nuk është e vërtetë, me Yamantiev që i referohet fjalëve të menaxherit të Manajt. Famalicao dhe Maccabi Tel Aviv janë klubet që kanë bërë oferta konkrete dhe me gjasa sulmuesi do të veshë fanellën e njërit prej këtyre dy klubeve.

Ka edhe interesime nga Italia dhe Serie B kryesisht, por klubet nuk kanë para për të shpenzuar dhe duan vetëm huazimin. Sassuolo nga Serie A nuk po ndihet më, pasi nuk ka besim të shpenzojë rreth 3 milionë euro për një sulmues për të cilin duhet të vërë “bast”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bergamaskët të dashuruar me shqiptarët

Kumbulla vihet nën shënjestrën e Atalantës