MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjyshërit rrezikojnë shëndetin e fëmijëve?!

09.08.2021 - 17:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjyshërit rrezikojnë shëndetin e fëmijëve?!

Mjeku: Gjyshërit tolerues mund të kenë një impakt negativ në shëndetin e nipërve dhe mbesave. Në këtë përfundim ka arritur një studim nga Universiteti Glasgow, i publikuar tek revista PLOS One, i cili sugjeron se gjyshërit janë zakonisht të predispozuar t’i ushqejnë dhe japin ëmbëlsira më shumë seç duhet fëmijëve.

Studimi zbuloi gjithashtu se disa pinë duhan para nipërve dhe nuk i aktivizojnë mjaftueshëm.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e 56 studimeve të mëparshme të kryera në 18 shtete të ndryshme, si Britani, SHBA, Kinë dhe Japoni.

Ata janë fokusuar më shumë në 3 ndikime të rëndësishme:

Dieta dhe pesha
Aktiviteti fizik
Duhanpirja
Si tek dieta ashtu edhe pesha, ndikimi i gjyshërve tek fëmijët ishte negativ.

Prindërit thonë se gjyshërit janë “tolerues” dhe “të keqinformuar”, ku në shumë raste përdorin ushqimin si një mjet për të qetësuar ose tërhequr vëmendjen e fëmijëve.

Shumë studime kanë zbuluar se ata i ushqejnë fëmijët me ushqime të pasura në sheqer ose yndyra.

Nipërit dhe mbesat gjithashtu janë më pak aktivë fizikisht në kohën që janë nën kujdesin e gjyshërve. Nivelet e aktivitetit fizik të fëmijëve lidhen me ato të gjyshërve, nëse këta të fundit janë aktivë, si dhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme ku fëmijët mund të jenë aktivë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim