MENU
klinika

Merr futbollistin e Romës

Igli Tare thyen tabunë 40-vjeçare te Lazio

19.08.2021 - 13:57

Pas 40 vitesh, zyrtarisht një futbollist i Romës ka kaluar te skuadra tjetër e kryeqytetit, Lazio. Pedro Rodrigez është bashkuar bardheklatërve pas 1 sezoni të kaluar me Romën, ku shënoi 5 gola dhe dhuroi një asist.

34-vjeçari spanjoll do të mbajë numrin 9-të dhe është prezantuar nga vetë faqja e klubit të Lazios në ‘’Tëitter’’. Igli Tare arrin të thyejë kështu një tabu 40 vjeçare ndërmjet të dyja ekipeve që kur transferonin për herë të fundit Carlo Perronin nga Lazio te Roma në vitin 1981.

Gjithsesi, Pedro nuk ka ndonjë klauzolë të veçantë për të luajtur titullar. Ndërsa në derbi me siguri tifozët romanë do ta cilësojnë si tradhëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbyllet me sukses telenovela e merkatos

Juve prezanton blerjen e re, i kushtoi 37.5 mln euro