Pas një telenovele që zgjati gjithë verën, Juventus ka zyrtarizuar nënshkrimin me Manuel Locatellin nga Sassuolo në huazim për dy vite me obligim blerjen për 37.5 milionë euro. Marrëveshja në detaje është publikuar nga Juventusit në kanalet e tij zyrtare.
“Juventus Football Club S.p.A. lajmëron se ka arritur marrëveshje me U.S. Sassuolo Calcio për transferimin e përkohshëm, deri më 30 qershor 2023 , për lojtarin Manuel Locatellin që do të finalizohet në këtë vit.
Marrëveshja thekson se Juventusi obligohet që ta regjistroi lojtarin, pjesë e kësaj marrëveshje për objektivat sportive deri në fund të sezonit 2022/23. Marrëveshja konsideron se duhet paguar 25 milionë euro për tre vite.
✍️ Signed, Sealed ✉️, Bianconero! ⚪️⚫️
@locamanuel73
#LocatelliAnnounced #WelcomeManuel pic.twitter.com/Z8SG8tf5pI— JuventusFC (@juventusfcen) August 18, 2021
Për më shumë, maksimumi 12.5 milionë euro do të paguhen me bonuse në përputhshmëri me objektivat dhe performancat sportive të tij”. Ky është lajmërimi zyrtar i Juventus.