MENU
klinika

Belgu zbulon numrin

Lukaku tregon se kur do të debutojë

18.08.2021 - 17:38

Tani që ai u transferua, të gjitha pyesin se kur do të debutojë Romelu Lukaku. Në një prononcim për mediat angleze, belgu tregoi debutimin e tij të ri me fanellën e Chelseat i cili mund të zhvillohet të dielën në derbin e Londrës kundër Arsenalit në Emirates Stadium.

Mbi kthimin e tij në blu: “Ëndrra për t’u kthyer është realizuar dhe tani më duhet ta meritoj. Unë jam këtu dhe është koha për të punuar dhe për të lënë fushën të flasë.”

“Ndihem gati, e kam bërë gjithë përgatitjen. Unë vetëm duhet të njoh më mirë shokët e mi të rinj të skuadrës, por jam në dispozicion në rast se menaxheri dëshiron që unë të luaj “. Big Rom zbuloi gjithashtu numrin e fanellës: “Mund të them, do të kem 9. Unë jam i lumtur dhe me fat”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN