MENU
klinika

Serie A, Java 2

Juventus e katranos edhe në shtëpi

28.08.2021 - 22:46

Juventus nuk fiton as në ndeshjen e dytë të kampionatit, madje më keq se në të parë, duke humbur 0-1 në shtëpi me Empolin. Një start zhgënjyes, Allegri i tërbuar pas 2 sfidave të para.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 21-të. Miqtë kaluan në avantazh. Një goditje e Bajramit brenda zonës është ndaluar nga mbrojtja, me topin që ka shkuar në këmbët e Mancuso-s, i cili nuk ka gabuar një metër larg portës.

Në fakt, ky ka rezultuar goli vendimtar, me Empolin që merr tri pikë në një transfertë tepër të vështirë si Torino. Një nisje shumë e keqe e Juventusit, duke marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN