MENU
klinika

Mbyllen sonte transferimet

Lëvizjet e fundit në merkato, godasin Real e Chelsea

31.08.2021 - 20:32

Lëvizje të shumta në orët e fundit të merkatos. Chelsea, pas negociatave të vështira, ka huazuar Saul Niguez për 5 milionë euro me të drejtë blerje nga Atletico Madrid. Ndërkohë, londinezët kanë larguar në huazim mbrojtësin Ethan Ampadu te Venezia.

Lajm i mirë për Barcelonën, që mund të arketojë tashmë 25 milionë euro, pasi është zyrtarizuar marrëveshja e transferimit të Emerson Royal tek Totenham.

Nuk mbetet me kaq, PSG e ‘uritur’, ka huazuar për 7 milionë euro talentin 19-vjeçar Nuno Mendes. Marrëveshja parashikon të drejtën e blerjes për 40 milionë euro të lojtarit nga Sporting Lisbona.

Lëvizje surprizë në merkato, Eduardo Camavinga është zyrtarisht pjesë e Realit të Madridit. 18-vjeçari është transferuar te “Los Blancos” për 31 milionë euro. Mesfushori francez ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mezi pres të luaj në Old Trafford"

Ronaldo tregon arsyen e rikthimit tek United