MENU
klinika

"Mezi pres të luaj në Old Trafford"

Ronaldo tregon arsyen e rikthimit tek United

31.08.2021 - 11:15

Nga Portugalia, ku është grumbulluar me ekipin kombëtar për eliminatoret e botërorit 2022 në Katar, ka folur për herë të parë pas largimit nga Juventusi sulmuesi Cristiano Ronaldo.

Ai u rikthye në Premier League te skuadra e Manchester United, ekip ku ka luajtur edhe më parë. Për “Sky Sports”, CR7 ka folur për herë të parë për rikthimin në “Old Trafford” pas shumë vitesh:

“Manchester United është një klub që gjithnjë ka patur një vend të veçantë në zemrën time. Pasi u riktheva këtu, pasi firmosa për këtë klub ditën e premte, kanë qenë të shumta mesazhet.

Mezi po pres të luaj sërish në Old Trafford, përballë një stadiumi të mbushur plot dhe të shoh sërish fansat e këtij ekipi. Shoh me optimizëm përpara dhe mezi pres të bashkohem me skuadrën pas ndeshjeve ndërkombëtare. Shpresoj të jemi një sezon të mbushur me suksese”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu vizitat mjekësore në Portugali

Kur debuton Ronaldo dhe sa fiton United nga fama e tij