MENU
klinika

Tokyo 2020

Medalja e arit në 100 m i sjell Jacobs mbi 4 mln euro

03.08.2021 - 14:21

Kampioni olimpik i 100 metrave, Marcell Jacobs, është personazhi i momentit në Itali dhe në botës. Medalja e artë më prestigjioze nga 339 Tokos është e tija.

Një medalje ai i ndryshon jetën një atleti, ajo e 100 metrave ndryshon të tijën dhe atë të tre brezave të tjerë të pasardhëve të tij. Ekspertët e marketingut sportiv nuk kanë dyshime mbi këtë ekuacion. Nëse do vërtetohet, Jacobs do ta zbulojë shumë shpejt.

Koha 9’’ 80 me të cilën ka siguruar arin në Tokyo 2020 do ta projektojë në një plan të ndryshëm, edhe në aspektin ekonomik. Jo vetëm për 180 mijë bruto që do të marrë nga CONI për fitoren, por për gjithçka rrotullohet rreth kësaj arritje të madhe.

Në SHBA i kanë dhënë një vlerë që tani efektit të menjëhershëm të suksesit të tij: një faqe e specializuar USA ka llogaritur se në një periudhë afatshkurtër fitorja në 100 metra do t’i sjellë Jacobs 5 milionë dollarë (4.2 milionë euro).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN