MENU
klinika

Drejtori i Ferrarit për Schumacher

“Mick po paraqitet mirë, ka të ardhme”

19.08.2021 - 11:39

Debutimi erdhi, paraqitje të mira po, por ende një podium apo garë e fituar. Mick Schumacher po bën mirë në këtë sezon të parë në Formula 1. Djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher, garon me makinën Haas, një nga makinat më të dobëta në këtë sport.

Kjo po i shërben pilotit të ri gjerman për të fituar përvojë. Mick është edhe pjesë e Akademisë Ferrari, ndaj te “kokëkuqja” e ndjekin me interes ecurinë e tij. Shefi i Ferrarit, Mattia Binotto, duke folur për pilotin e ri gjerman shprehet:

“Mick ndihet mirë te Haas dhe ne e kemi thënë se objektivi i tij është të garojë pa presion, duke fituar përvojë. Ky është një vit i rëndësishëm për Mick, pasi duhet të ambientohet me gjithçka. Nëse shohim atë që ka ndodhur në pistë deri më tani, mendoj se ai po paraqitet mirë, po mëson dhe po përmirësohet.

Natyrisht që ka edhe disa gabime, por që janë pjesë e procesit. Ne jemi të kënaqur nga piloti dhe për ne është e rëndësishme që ai të vazhdojë të garojë, duke u përmirësuar edhe më shumë në pjesën e dytë të kampionatit. Unë jam i bindur se ai do të paraqitet mirë dhe mund të synojë më shumë në të ardhmen e tij si pilot”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN