MENU
klinika

Renditja e top 20

Mori Messin, por PSG nuk është klubi më i shtrenjtë

13.08.2021 - 11:44

Me transferimin e Messit te PSG u krijua përshtpja se klubi parizien tani është më i kushtueshmi në botë, por ndodhet vetëm në vend të tretë. “Transfermarkt” ka publikuar listën e skuadrave më të vlefshme në botë.

Manchester City është tani për tani klubi më i vlefshëm në botë, vlera e të cili shkon mbi 1 miliard euro, ndërsa ndiqet nga Chelsea (996 milionë), dhe PSG-ja që plotëson podiumin me vlerë 993 milionë euro.

Interesante është fakti që Real Madridi dhe Barcelona, që kur i kishin Cristiano Ronaldon dhe Barcelonën në vitet e arta, ishin në majë, sot janë respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tetë.

Është interesante fakti se nëntë klube të Premier League janë në mesin e 20 klubeve më të vlefshme në botë. Për të parë një klub Italian, duhet të zbresim në vendin e 11-të me Juventus, edhe pse aty ndodhet Cristiano Ronaldo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN