MENU
klinika

Mike Tyson

“Nëse do isha 20 vjet më i ri, Fury e Joshua asnjë shans ndaj meje”

16.08.2021 - 13:59

Legjenda e boksit Mike Tyson, tashmë 55 vjeç, u shpreh se do të kishte triumfuar pa probleme ndaj dy kampionëve aktualë të botës në peshën e rëndë, dy britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Ndërsa ndaj amerikanit Deontay Wilder ai mbetet në dyshim nëse do të kishte fituar apo jo. Në një intervistë për mediat amerikane, “Iron Mike” rrëfehet për boksierët aktualë që dominojnë Divizionin e peshës së rëndë.

“Nëse do të isha 20 vite më i ri dhe do të përballesha me boksierët aktualë, ju konfirmoj se do të kisha fituar ndaj Joshua e Fury”, tha Mike Tyson.

joshua dhe fury

“I respektoj dhe vlerësoj të dy, pasi janë boksierë e rivalë të fortë. Madje unë jam një fans i Fury dhe më ka befasuar me paraqitjen në duelin e fundit ndaj Ëilder. Gjithsesi, unë jam i sigurtë se do t’i mundja ata të dy nëse do të isha 20 apo 30 vjeç. Ndërsa ndaj Wilder nuk e di nëse do të triumfoja apo jo”, – tha Mike Tyson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson

Kampioni i botës në peshat e rënda

Fury në delir: Ali dhe Tyson nuk do ia dilnin me mua

Flet legjenda e boksit, Mike Tyson

“Po e pres vdekjen, nuk kam frikë prej saj”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak