MENU
klinika

Mesazh Real Madridit për Mbappe nga Katari

“Nuk bëni dot presion…linja e hapur për 220 mln euro”

31.08.2021 - 20:58

Khalifa Bin Hamad Al Thani, një pjesëtar i familjes mbretërorë te Katarit dhe kushëri i Emirit, i ka dërguar një mesazh Real Madrid-it me një postimin në rrjetet sociale ku shkruhet se PSG është imun ndaj presionit mediatik.

Kylian Mbappe ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll dhe interesimi i Los Blancos për të nuk është një sekret, por klubi francez nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe falë mbështetjes së Katarit.

“Presioni i medias…nuk funksionon më klubin më të pasur në planet”, ka qenë mesazhi në Twitter i Khalifa Bin Hamad Al Thani. Ai e ka shoqëruar mesazhin me imazhin e faqes së parë të Marca-s, ku flitet për pritjen e Real Madrid për Mbappe, një lajm që është ndjekur më shumë vëmendje nga Katari.

Mesazhi i familjes mbretërore nga Katari, që zotëron PSG, është i qartë. Ata nuk e ndiejnë presionin dhe do ta shesin Mbappe vetëm me kushtet e tyre.

“220 milionë euro. Tani mund të telefononi, linja është e hapur”, – ishte mbishkrimi i Khalifah Bin Hamad-Al Thani, i cili shpërndau një postim ku sipas “Sky Sports”, Reali e kishte rritur ofertën në 220 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN