MENU
klinika

Premier League, Java 3

Nuk ka fitues në supersfidën e javës në Angli

28.08.2021 - 20:31

Superndeshja e Premier League mes Liverpool dhe Chelsea është mbyllur në barazim 1-1. Ka ndodhur gjithçka në pjesën e parë. Ishin blutë që kanë goditur të parët me një goditje perfekte me kokë të Kai Havertz në minutën e 22-të.

Barazimi i vendasve ka ardhur në fundin e pjesës së parë me një penallti të Mohamed Salah. Chelsea e ka luajtur të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga James për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë.

Pavarësisht superioriteti numerik, Liverpool nuk ka arritur të gjejë golin dhe fitoren. Të dy skuadrat ndodhen në kuotën e shtatë pikëve dhe mbeten pretendente, por nga mënyra si shkoi ndeshja dhe ku luhej, Liverpool duket se la dy pikë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN