MENU
klinika

Tenis

Numri një fiton në Sinsinati dhe konsolidon kreun

23.08.2021 - 13:51

Tenistja australiane Ashleigh Barty fitoi turneun Masters të Sinsinati, duke mundur 2-0 (6-3, 6-1) në finale zviceranen Jil Teichmann. Një fitore e lehtë e Barty që brenda 50 minutash lojë mposhti rivalen që kishte ardhur në këtë turne me ftesë (nr.76 në botë).

Tiechmann kishte mposhtur më herët në Sinsinati rivale të forta si Osaka, Pliskova e Bencic, por ndaj Barty e pati të pamundur të rivalizojë.

Për australianen një fitore e rëndësishme, pasi konsolidon kreun në prag të grand slam të US Open, që nis pas një jave. Për Ashleigh Barty ky është suksesi i pestë sezonal.