MENU
klinika

La Liga, Java 3

Real Madrid nuk mund të ndalet dy herë radhazi

28.08.2021 - 23:56

Real Madrid vuan përsëri, por kësaj here merr tri pikët në një transfertë të vështirë si ajo në Sevilla ndaj Betis. Los Blancos fitojnë 0-1 në dhe marrin kreun e renditjes provizore.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, në një sfidë të luftuar, madje ishin vendasit që u përpoqën në disa raste të ndëshkonin. Për të ardhur në minutën e 61-të, kur Carvajal shënon dhe kalon në avantazh të tijtë.

Një gol që do të rezultonte vendimtar për fatet e takimit. Vendasit tentuan në fund, por lanë hapësira shumë pas. Megjithatë, miqtë madrilenë nuk arritën të shfrytëzonin asnjë rast. Në fund mbyllet 0-1, me Real që ngjitet në vend të parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN