MENU
klinika

Gjatë ndeshjes Marseille-Bordeaux

Rikthehet kolapsi në fushë, shpëton paq nigeriani

15.08.2021 - 23:23

Një tjetër rast kolapsi në fushat e futbollit. Momente frike në Velodrome në Marsejë, gjatë ndeshjes së Ligue 1 mes Olympique dhe Bordeaux.

Në minutën e 6, ndërsa Payet po përgatitej për të marrë një goditje dënimi, Samuel Kalu u rrëzua në tokë. Të gjithë lojtarët në fushë thirrën menjëherë mjekët që të ndërhyjnë dhe u mbyllën në një rreth para lojtarit të Bordeaux.

Një imazh i parë tashmë gjatë kampionati të fundit evropian, kur Christian Eriksen u rrëzua në tokë. Nigeriani, megjithatë, shkoi më mirë, sepse u shërua shpejt: pas disa minutash, klasa e ’97 u ngrit dhe u largua nga fusha.

Ishte vetëm një zbehje dhe lojtari u përpoq të kthehej në fushë dhe të rifillonte lojën, por u zëvendësua menjëherë. Kalu menjëherë shkoi në dhomat e zhveshjes për hetimin e çështjes.

Ai tashmë kishte vuajtur njësoj gjatë një sesioni stërvitor në Egjipt, me ekipin e tij kombëtar, në vitin 2019. Në atë rast, shkaku zyrtar ishte dehidratimi për shkak të temperaturave të larta…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak