MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Shënoi gol me Lazion, Sarri: Hysaj është superior

29.08.2021 - 12:56

Lazio shkatërroi 6-1 dje Spezian, ku në listën e shënuesve ishte dhe emri i mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj. Shkodrani realizoi golin e pestë të takimit pas një dalje të shpejtë në minutën e 70-të të takimit.

Pas ndeshjes, Sarri vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe thuri elozhe për Hysajn duke u shprehur se mbrojtësi shqiptar mund të sjellë shumë eksperiencë te Lazio.

“Reina, Hysaj, Pedro? Ata janë tre lojtarë që tashmë kanë qenë pjesë e skuadrave të stërvitura nga unë, Hysaj për gjashtë vjet dhe Reina për tre, është e qartë se niveli i njohurive që ata kanë është superior dhe ata mund të na ndihmojnë me njohuri për të gjithë ekipin” – u shpreh Sarri.

Hysaj festoi golin duke futur topin nën bluzë, gjest që e bëjnë futbollistët kur presin fëmijë. Mbrojtësi shqiptar është martuar me ish-Miss Shqipëria, Fiorenza Lekstakaj, dhe kanë një djalë nga kurorëzimi i tyre.