MENU
klinika

Tenis

Shpërblime rekord në US Open, por fituesit do marrin më pak

26.08.2021 - 16:15

Organizatorët e grand slam të US Open kanë bërë me dije sot, pak ditë para fillimit të turneut nju-jorkez (30 gusht-12 shtator) se do të ofrojnë për tenistët pjesëmarrës premio rekord.

Në total do të jenë 57.5 milionë dollarë shpërblime për tenistët, duke thyer rekordin prej 57.2 mln dollarë të vitit 2019. Premio do të jenë njësoj si për meshkujt ashtu dhe për femrat, për secilin raund.

Pavarësisht kësaj, fituesit e US Open do të marrin më pak parà krahasuar me vjet. Premio e tyre do të zbresë nga 3 milionë dollarë në 2.5 milionë, ndërsa finalisti do të arkëtojë 1.25 milionë dollarë. Ata që do të përfitojnë më shumë të ardhura janë tenistët që eliminohen në raundet e para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN