MENU
klinika

Përgjigjia e Bashës për diplomaten amerikane

Yuri Kim kërkoi i kërkoi të mos jetë në Parlament, ish-kryeministri zbulon vendimin

05.08.2021 - 12:37

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të enjte e ka bërë të qartë vendosmërinë e tij për t’u futur në Parlament në datën 9 shtator, si deputet i zgjedhur nga qytetarët në 25 prill.

Berisha e bëri të qartë edhe një herë që sa kohë nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt të publikuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, që e kanë çuar DASH ta shpallë non grata familjarisht ish kryeministrin shqitar, lideri historik i PD tha se nuk ka forcë që e ndalon të ushtrojë besimin që i kanë dhënë qyetetarët.

“Nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti as Kushtetuta, por Sali Berisha s’pranon që nën diktat t’i shkelë ato.

Ky është ndryshimi edhe rruga e vetme për ti mbrojtur ato është transparenca.

Kështu që cili do jetë qëndrimi im, e them dhe një herë, s’ka forcë në botë përvec të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misioni tim të besuar nga zgjedhësit shqiptar, kjo është përfundimtare”.

Berisha ka zbuluar edhe se cili ka qenë qëndrimi i kryetarit të PD Lulzim Basha në takimin me ambasadoren amerikane, ditën kur ajo la të kuptohej se ka kërkuar prej tij që Berisha të mos jetë në Parlamentin e ardhshëm.

“Sa di unë, kryetari i PD në takimin me zonjën Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë dhe ftoj cdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencë.

Pra ata që s’bëjnë transparence e kërcënonjnë shqiptarët me barin kanë një problem të madh, kanë frikë nga e vërteta, ata i tremben.

Unë kam deklaruar se një vendim , një fakt po të paraqitet unë marr vendimet e mia, por nga ana tjetër qëndroj i vendosur dhe ta dinë mirë që nuk ka forcë në botë që të më imponojë mua, përvec transparencës një qëndrim tjetër përvecse këtij që kam shpallur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dërgo provat që ke kundra meje dhe familjarëve të mi"

Berisha njofton dorëzimin e padisë për shpifje dhe i bën thirrje Sekretarit Blinken