MENU
klinika

Legjenda e portës

Buffon zbulon se çfarë do të bëjë kur të tërhiqet

16.09.2021 - 18:18

Ai e di mirë se mund të jetë edhe viti i fundit, por Gianluigi Buffon mendon për një të ardhme në futboll, kuptohet jo në të luajtur. Portieri i Parma-s ka zbuluar planet që ka pasi të tërhiqet.

Në moshën 43 vjeç, lojtari veteran argëtohet duke luajtur në Serinë B dhe bën akoma diferencën për Parma-n. “Ndihem akoma mirë, e di se jam në tonus. Kam zgjedhur të kthehem te Parma sepse e dija se kisha akoma diçka për të dhënë”, ka thënë Buffon për Bein Sports.

“Kur të tërhiqem, do të më pëlqente të bëhesha trajner, është një eksperiencë që më tërheq shumë. Edhe në xhiro nëpër botë, ndoshta në Australi” – përfundon Buffon, i cili i ka vënë qëllim vetes për të qenë pjesë e Kombëtares italiane në “Katar 2022”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN