MENU
klinika

Mesfushori shqiptar

Doli pozitiv, Granit Xhaka refuzoi vaksinën

02.09.2021 - 13:24

Granit Xhaka është mungesa e madhe e Zvicrës në ndeshjet kualifikuese të shtatorit, pasi ai rezultoi pozitiv me koronavirus. Por një tjetër prapaskenë del në pah: Federata helvete konfirmoi se mesfushori shqiptar refuzoi vaksinimin.

Futbollisti i Arsenalit është izoluar nga pjesa tjetër e shokëve të tij të Zvicrës, dhe shefi i medias së Federatës Zvicerane të Futbollit, Adrian Arnold, konfirmoi se Xhaka kishte refuzuar vaksinimin:

“Granit Xhaka nuk ishte vaksinuar. Ne ia lamë këtë secilit lojtar, është një vendim personal i secilit dhe gjithashtu edhe si çdo person tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen. Por ai vendosi për veten e tij personalisht. Dhe është gjithashtu e drejta e tij të mos vaksinohet.

Të gjithë lojtarët e tjerë në ekip janë vaksinuar ose janë shëruar, kështu që ata janë pak a shumë të sigurt, të paktën nga pikëpamja mjekësore. Prandaj, ne kemi një shkallë shumë të lartë të vaksinimit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN